Stefani&Co dhe mjedisi 2017-01-19T19:15:20+00:00

Stefani & Co është një nga kompanitë pionere në drejtim të kujdesit dhe përpjekjeve që ajo bën për të zbatuar dhe implementuar programet bashkëkohore europoiane në lidhje me mjedisin dhe këtë politikë ajo e sheh si një domosdoshmëri për kontrollin, stabilitetin dhe mbarëvajtjen e problematikës mjedisore shqiptare në tërësi.

Në shtator të vitit 2006, Stefani & Co implementoi ISO 140001-2004 në bashkëpunim me projektin italian A.D.A. Gjatë gjithë kësaj kohe, eksperiencës sonë modeste në këtë drejtim iu shtua një investim i nevojshëm dhe i domosdoshëm, i cili më pas vazhdoi të maturohet dhe më tej, për të siguruar mbarëvajtjen e proçesit.

Duke vlerësuar ndihmën dhe konsulencën e ofruar nga projektet e ndryshme, për të zbutur sado pak gropat e krijuara në mungesën e specialisteve, informacionit dhe mbi të gjitha të eksperiencës në vitin 2010 në bashkëpunim me programin UNIDO dhe UNEP dhe Ministrisë së Mjedisit u punua për implementimin e programit për prodhimin e pastër (Resource Efficient and Cleaner Production) dhe pas dy vjetësh u çertikuam. Çdo ditë e më shumë bëhemi më të besueshëm ndaj konsumatorit dhe kemi plotësuar jo vetëm kërkesat e vetë kompanisë, tregut dhe shtetit, por mund të krahasohemi me kompanitë simotra europiane.

Certifikata Cleaner Production